
Qëllimi i programit është të zhvillojë kapacitetin lokal për shpëtimin e jetës duke u ofruar pjesëmarrësve një njohje bazë të koncepteve të USAR në mënyrë që ata të mund të veprojnë në mënyrë efektive, të sigurt dhe në mënyrë të koordinuar.
Kursi i trajnimit u ofron pjesëmarrësve një përmbledhje të një qasjeje të organizuar ndaj reagimit ndaj katastrofave me edukimin e ofruar kryesisht në fushat e vlerësimit të shpejtë, shpëtimit sipërfaqësor dhe kujdesit fillestar mjekësor dhe praktikimit të një mënyre organizimi, taktikash dhe teknikash të kërkimit të njerëzve gjatë fatkeqësive natyrore ose të shkaktuara nga njeriu, si tërmetet, uraganet ose shembjet e ndërtesave.
Gjatë njësisë së studimit pjesëmarrësit mësojnë elementët e parë të mënyrës së organizimit, teknikat që duhen përdorur për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat dhe mësojnë se si të përdorin mjetet dhe pajisjet që disponojmë për kërkim-shpëtim nën rrënoja.
Klikoni imazhin e mëposhtëm për të hapur materialin e studimit për ndihmën e shpejtë:
Formulare
Insarag: Formulari i trajtimit të pacientit
Insarag: Formulari i identifikimit të nevojave humanitare
Insarac: Formulari i Nxjerrjes së Viktimave
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.