
Kjo pjesë do të përgatisë pjesëmarrësit për katër njësitë e tjera studimore. Në këtë pjesë, pjesëmarrësit do të njihen me:
- Masat për ruajtjen dhe vendosjen e rendit dhe sigurisë publike, të parashikuara në ligjin “Për Policinë e Shtetit”.
- Detyrat e policisë së shtetit në ruajtjen dhe sigurimin e vendit të ngjarjes të aksidenteve rrugore apo incidenteve të ndryshme që ndodhin. Detyra të veçanta në bashkërendimin e veprimeve të forcave operacionale, si Policia e Shtetit (Policia Rrugore), Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi i Urgjencës Mjekësore.
Qëllimi i kësaj ligjërate është që pjesëmarrësit të fitojnë njohuri mbi masat: për ruajtjen e rendit publik, me qëllim njohjen e detyrimeve të policisë së shtetit në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, për bashkërendimin e punës gjatë veprimet e përbashkëta. Për të kuptuar mirë detyrat dhe detyrimet për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, sipas përcaktimeve të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, veprimet e koordinuara të shërbimeve që marrin pjesë në aksidente dhe incidente të ndryshme.
Klikoni imazhin e mëposhtëm për të hapur materialin e studimit për ndihmën e shpejtë:

Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.